Toni Gogu, kreu i Këshillit Bashkiak në një intervistë për Abc neës me gazetarin Endri Xhafo, u pyet nga ky i fundit për rolin e tij prej Pastori, pse u afrua me Kishën Protestante dhe si kaloi më pas në politikë. Deklaratat po i bën në ditën e krishtlindjeve, duke folur për traditën dhe Kishën.
Gazetari e ngacmon duke e pyetur se e ka marrë vesh për herë të parë se ishte Pastor, ditën kur kurorëzoi në martesë Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. “Cila ka qenë rruga juaj drejt Zotit”, e pyet gazetari.
“Kam qenë në atë dasëm si mik i Erit dhe Ajolës së bashku me bashkëshorten time dhe kam kërkuar bekimin e Zotit dhe jam lutur për ta dhe kam shpjeguar se cfarë është martesa për të gjithë të pranishmit në ceremoni” tha Toni Gogu.
“Eshtë e vërtetë se kam shërbyer si pastor nga 1994 -2001, është një nga kapitujt e formimit të jetës sime, aty kam njohur dhe bashkëshorten time. Kisha mbaruar studimet për juridik por udhëtimin me besimin e kisha më herët në fund të vitit 1991 dhe që për mua ishte jetëndryshues.
Më ra në dorë Ungjilli, fillova të lexoj për Jezusin dhe në zhgënjimet e mëdha gjeta takimin tim me Perëndinë. Krishtlindja dhe historia e Krishtit është shumë provokuese. Jemi duke folur për një ngjarje” sqaron Gogu.
Diskutime rreth kësaj post