Pas deklaratave të forta të delegacionit të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtarëve për kreun e AMA-s, i cili bëri thirrje sot që kreu i AMA-s të zgjidhet nga shtatori, me fillimin e sesionit të ri parlamentar, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, Balla doli kundër qëndrimit të Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqen dhe se kreu i AMA-s, do të votohet sot nga Kuvendi.
“Procesi i përzgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni është zhvilluar prej shumë javësh sipas të gjitha procedurave.
I takon Kuvendit ta shqyrtojë dhe votojë sot. Pse qenka AMA më i rëndësishëm se dy institucionet e tjera të vettingut”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post