Ditën e sotme, Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, po mban një takim me kryetarët e degëve, duke u shprehur se duhet të dalin sa më shpejt nga gjendja ku janë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se përgjegjësia e demokratëve, është të dalin sa më shpejt nga kjo gjendje.
Sipas tij, këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por sipas Berishës, kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Unë e theksoj prapë, para jush dhe para publikut shqiptar se për momentin, Partia Demokratike ka apatine e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Do jap sot vetëm një shembull. Aktualisht një nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama. Për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është një problem serioz për ne. Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Është e vërtetë që këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga Shtatori gjer sot që bënë një mrekulli të vërtetë të madhe për Shqipërinë dhe Europën. Ngritën në këmbë forcën e tyre opozitare si forcë e vërtetë opozitare. Ata presin një drejtim nga ne. Pakënaqësia, ndaj këtij zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantoj edhe të një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti, por qoftë edhe PS-së apo partive të tjera. Përsëri sot për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë”, u shpreh Berisha
Diskutime rreth kësaj post