Prokurori Italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Franco Roberti, gjatë inagurimit të librit të tij për terrorizmin, u pyet nga gazetarët në lidhje me fenomenin e kanabisit në Shqipëri, dhe ai nuk e mohoi shqetësimin për këtë problem.
Roberti u tha gazetarëve se në lidhje me këtë fenomen shqetësues kishte shkuar në Tiranë vetëm pak javë më parë.
“Shkuam së fundmi, së bashku me prokurorët e Barit, Lecce-s dhe Catanzaro-s për të bashkëpunuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, pikërisht për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë dhe duke kërkuar hetime në atë territor”,- tha Prokurori.
Franco Roberti deklaroi se tonelata me kanabis po zbarkojnë gjithnjë e më tepër në rajonet e Puglias dhe Kalabrisë.
“Kemi parë që trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Kalabrisë dhe Puglia-s është rritur ndjeshëm. Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në Puglia.
Në takimi u diskutua për këtë çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”,- tha Roberti.
Diskutime rreth kësaj post