Vendimi i Greqisë për të zgjeruar kufirin detar me 12 milje ka rikthyer debatet në Shqipëri. Të shtunën ishte kryeministri i vendit Edi Rama, ai i cili hodhi poshtë cenimin e territorit shqiptar, ndërsa kanë reaguar edhe shumë emra të tjerë.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka analizuar nga ana juridike situatën duke deklaruar se ky vendim i Greqisë nuk ka asnjë efekt. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spahiu ka treguar rrugët për të përcaktuar kufijtë, ku përfshihet marrëveshje nga dy shtetet me anë të negocimit e një pale tjetër si edhe me urdhër arbitrazhi.
“Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje. Rrugët për përcaktimin e kufijve janë këto: Me luftë, me marrëveshje të nënshkruar nga dy shtetet. Siç ishte rasti 2009 nga Lulzim Basha dhe Dora Bakoianis, me ndërmjetësimin dhe negocimin e një pale të tretë, me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare, me urdhër arbitrazhi ndërkombëtar, me vendim të Gjykatës ujërave dhe deteve në Hamburg. Për këto arsye dekreti i qeverisë greke për shtrirje në detin Jon 12 milje nuk ka asnjë vlerë juridike për hapësirën detare me Shqipërinë sepse për këtë hapësirë është në fuqi Vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Dekreti pa vlerë juridike
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ndër të tjera, u shpreh se dekreti i Greqisë sipas tij ka vlerë mbi 24 milje, ndërsa theksoi se shteti grek ka të drejtë që të shtrihet në territor edhe në pjesë të tjera që nuk janë në kufi me vend tonë dhe kjo sipas Spahiut për shkak të të drejtës ndërkombëtare. Ai vijoi më tej duke thënë se sa u përket zonave ku kufiri ngushtohet pritet vetëm vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare.
“Dekreti grek ka vlerë për hapësira mbi 24 milje hapësirë detare. Greqia ka dalje në detin Jon, më shumë se në kanalin e Korfuzit dhe në të gjitha ato pjesë që nuk afrohet me ne dhe nuk është në kufi me Shqipërinë mund të shtrihet në kufijtë e njohur nga e drejta ndërkombëtare. Edhe Shqipëria nga Vlora deri në Sarandë mund të shtrihet 12 milje. Ndërkohë në zona kur ngushtohet kufiri, dhe ku Lulzim Basha ja dhuroi Greqisë, aty funksionon vendimi Gjykatës Kushtetuese dhe pritet gjykimi në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha ai.
Nuk ka firmë mes dy vendeve
Kreshnik Spahiu vijoi më tej duke thënë se dekreti i miratuar nga Greqia për zgjerimin e territorit të saj nuk përben asnjë rrezik përderisa nuk ka pasur marrëveshje me firmë nga vendi ynë dhe Greqia.
“Për këto arsye kush do një hartë me Greqinë e Madhe, Shqipërinë e Madhe, apo Serbinë e Madhe, nuk mjaftojnë as hartat dhe as dekretet, por mjetet juridike dhe ndërkombëtare të përcaktuara në konventat e ratifikuara nga shtetet tona. Për sa kohë nuk ka një firmë dypalëshe Shqipëri-Greqi, atëherë nuk ka asnjë rrezik”, tha ai.
Sakaq, Spahiu përmendi edhe marrëveshjen e firmosur në vitin 2009, kur në Shqipëri ishte në pushtet Partia Demokratike, duke thënë se në atë kohë kishte rrezik për të humbur territor shqiptar, ndërsa theksoi se kjo nuk ndodhi falë gjyqtarëve shqiptarë.
“Rreziku i humbjes së hapësirës detare ishte kur firmosën dy qeveritë tona, por falë heroizmit të gjyqtarëve shqiptarë sot plazhistët e Sarandës mund të notojnë në ujëra shqiptare. Në të kundërt rrobat e banjës nuk do ishin të mjaftueshme për not sepse duhej edhe pasaporta me vizë për t’u larë në ujëra greke, pasi Lulzimi na e solli kufirin grek tek çadrat e plazhit nga Butrinti në Sarandë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post