Juristi Kreshnik Spahiu tregoi se si rekrutohen spiunët rusë në Shqipëri. Ai tha se shtetet si Rusia apo Irani duke qenë se nuk kanë projekte bashkëpunimi me Shqipërinë, janë të detyruara të kthehen të forma klasike e spiunazhit siç është turizmi apo biznesi.
I ftuar në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, ai theksoi ndër të tjera se agjentët e shërbimeve perëndimore nuk vijnë si turistë në vendin tonë.
“Agjentët e shërbimit nuk do të thotë që të kenë makina me zero zero shtatë apo të jenë të veshur me uniforma të shërbimeve. Në 90% të rasteve agjentët e shërbimeve në këto raste i përkasin mundësive të fluksit të shtetasve të një vendi që kanë mundësi të hyjnë në territorin tjetër. Agjentët e shërbimeve perëndimore nuk vijnë si turistë në Shqipëri, po vijnë për shkak të projekteve që ata kanë në Shqipëri.
SHBA nuk ka nevojë të dërgojnë spiunë plazhistë në Durrës apo Golem, sepse ata kanë me qindra specialistë që punojnë me projekte në Shqipëri. Vende si Rusia apo Irani që janë pak a shumë armiqësore që Shqipëria nuk ka projekte zhvillimi, asistence, ligjore, janë të detyruara të kthehen te forma klasike e spiunazhit që është turizmi ose biznesi”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post