Analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama do të bëjnë pazare mes njëri-tjetrit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Spahiu u shpreh se Rama do i garantojë Berishës mos-procedimin penal të tij dhe të familjes, qetësinë, garancinë dhe kreun e opozitës.
Ndërsa, Berisha do i garantojë Ramës vazhdimin e mandatit të katërt.
“Do bëjnë pazar këta, pazari është shumë i thjeshtë. Edi Rama do i garantojë mos-procedimin penal të tij dhe të familjes, qetësinë, garancinë dhe kreun e opozitës. Ndërsa Berisha do i garantojë vazhdimin e mandatit të katërt. Është një logjikë shumë e thjeshtë, aq i duhet Berishës. Berisha e di shumë mirë që në pushtet nuk vjen.
Edhe sikur të ndodhë që teorikisht ta votojnë, një pushtet që nuk e njeh Amerika, nuk e njeh Anglia, nuk e njeh Bashkimi Evropian, nuk legjitimohet në pushtet. Berisha e bën luftën vetëm të rrijë në pushtet, të rrijë kryetar i opozitës, vetëm të ketë imunitet, të jetë në lojë. Në lojë rri vetëm duke pasur Edi Ramën. Edi Rama është garancia e vetme dhe anasjelltas, për Ramën, garancia për të vazhduar, është të ketë Berishën përballë, armikun e amerikanëve”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post