Ish-kreu i Aleancës ‘Kuq e Zi’ Kreshnik Spahiu shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar përveç babëzisë së pushtetit për të uzurpuar sheshe ndërtimi, ka edhe dimensionin e urrejtjes ndaj trashëgimisë kulturore jo-komuniste e sidomos asaj që ndërlidhet me Kosovën.
“Rrënimi i objektit të Teatrit Kombëtar Shqiptar, përveç babëzisë së pushtetit për të uzurpuar sheshe ndërtimi, ka edhe dimensionin e urrejtjes ndaj trashëgimisë kulturore jo-komuniste e sidomos asaj që ndërlidhet me Kosovën.
Ky objekt u projektua dhe filloi së ndërtuari gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut, por u përurua në kohën e kryeministrit Rexhep Mitrovica, dhe për 2 vite mbajti emrin #Kosova”, – shkruan Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post