Më 8 janar të vitit 2022 ndaj selisë së PD-së u ushtrua dhunë nga Komisioni i Rithemelimit. Analisti Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se aty pati elemente të krimit të organizuar.
Ai shtoi se juridikisht ekzistojnë elementë të veprës penale në atë ngjarje.
“Kemi dhe një interferim të faktorit ndërkombëtar i cili në një raport të shërbimeve inteligjente kanë siguruar të dhëna që në përdorimin e dhunës së 8 janarit ka pasur të implikuar elementë të krimit të organizuar që janë pjesë e Partisë Demokratike,” – u shpreh Spahiu.
Sipas analistit një pjesë e këtij raporti ka argumentuar dhe justifikuar shpalljen non grata të Sali Berishës.
Diskutime rreth kësaj post