Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu ka zbardhur pazaret e fshehta, teksa zbulon se Rama është garancia e vetme e Berishës që të mos arrestohet.
Po ashtu, zoti Spahiu tregon se si kryeministri Rama i dha ish-kryeministrit Berisha vulën e PD, amnistinë penale, ndryshimet në Kodin Zgjedhore, listat e mbyllura, leje të tjera ndërtimi në qendër të Tiranës dha siguri që nuk i preket biznesi. Madje juristi Spahiu thekson se në lojë e pazare me çiftin Rama-Berisha është edhe ish-presidenti Ilir Meta, ku siç nënvizon ai që të tre janë tejet të interesuar për të shkatërruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Nga ana tjetër, analisti Spahiu është ndalur edhe tek korrupsioni në Shqipëri.
Sipas tij, jo vetëm policia është e korruptuar, por në të njëjtat nivele ky fenomen tanimë është prezent edhe në sektorë si shëndetësia, arsimi, doganat, tatimet, prokuroria, gjykatat dhe bashkitë në Shqipëri. Ndërkohë zoti Spahiu gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, u ndal edhe tek sulmet e Metës ndaj SPAK dhe bankave, për të cilin thotë se zërin e lartë dhe të trashë e ngre që të tremb prokurorët, në mënyrë që këta të fundit të mos marrin veprime ndaj tij.
-Zoti Spahiu, prej kohësh flitet se ne radhët e Policisë së Shtetit, madje dhe në kupolën e saj ka persona të inkriminuar që bashkëpunojnë me krimin. A është normale që një vend që synon të integrohet në BE të ketë këtë polici? A duhet pastruar dhe reformuar policia nga njerëzit e inkriminuar?
Unë kam një qasje tjetër për ketë temë. Jo vetëm policia është e korruptuar. Në të njëjtat nivele kemi shëndetësinë, arsimin, doganat, tatimet, prokurorinë, gjykatat, bashkitë. Nuk mendoj që policia është më e korruptuar se të tjerët. Korrupsioni nuk zgjidhet as duke i futur në burg dhe as vetëm duke shkarkuar. Nëse do vazhdohet në ketë mënyrë, ata policët e rinj që do emërohen do korruptohen më shume se këta qe shkarkohen. Policia kërkon nje projekt strategjik:
– Policia duhet jete prioritet i qeverisjes dhe jo plotësues
– Reformë financiare dhe buxhetore
– Reformë në infrastrukturë dhe logjistike
– Reformë në trajnime dhe edukim
– Reformë në paga
– Reformë në pastërtinë e figurës
– Reformë ne organizim dhe funksionin
Nuk mund kemi asnjë pritshmëri për polici të ndershme nëse policët punojnë më 500 euro duke luftuar kundër kriminelëve në kanë 500 milion euro pasuri. Nga një polic që nuk mban dot familjen me bukë nuk mund presim ndershmëri në kryerjen e detyrës. Në pyetjen tuaj ju referuat synimi Shqipërisë në BE, që nuk mund integrohemi me këtë polici. Në BE do integrohemi me këtë polici vetëm kur policit shqiptar to krijojmë kushtet dhe statusin e policit gjerman. Në të kundërtën do kemi një polici mafioze.
-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket tejet i alarmuar, teksa zbuloi se bankat e nivelit të dytë po tentojnë t’i bllokojnë llogaritë e partisë. Madje ai i sulmoi dhe kërcënoi bankat dhe ndërkohë hodhi akuza të forta ndaj SPAK. Si ju duket kjo qasje e Metës dhe pse ai është alarmuar?
Në fakt Ilir Meta është një njëri i papunë dhe s’ka as mandat dhe as detyrë. Ai sot nuk ka asnjë funksion dhe praktikisht s’ka as parti. Që ditën qe iku nga president ka filluar pushimet dhe noton në çdo pellg të Shqipërisë. Disa thonë është sëmurë nga trutë e kokës, pasi SPAK filloj hetimet, por unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se këtë sjellje ka pasur gjithmonë, por kish dy faktorë qe e kamuflonin dhe zbukuronin: Media dhe ish-bashkëshortja. Pavarësisht se ai kontrollon gjysmën e mediave, sot ai është bërë aktiv ne rrjetë sociale dhe çdo kush e kupton budallallëkun e tij. Zërin e lartë dhe të trashë e ngre që të tremb prokurorët dhe ata mos marrin veprime ndaj tij. Me presion kanë mbyllur 34 vjet dosjet penale dhe shpresojnë t’u funksionoj sërish. Fatkeqësisht u ka funksionuar presioni kundër drejtësisë dhe ende janë të lirë.
-Po sulmet e Sali Berishës ndaj SPAK si i shihni?
Sali Berisha sulmet ndaj SPAK i ka koordinuar me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Ata janë të tre kundër SPAK. Rama është garancia e vetme e Berishës që mos arrestohet.
– Rama i dha vulën e partisë
– Rama i dha amnistinë penale
– Rama o dha ngritjen e pagave 3000 euro të deputetëve dhe konsensuse për rrogat
– Rama i dha ndryshimet zgjedhore dhe listat e mbyllura
– Rama i dha leje të tjera ndërtimi në qendër të tiranes
– Rama i dha garanci që nuk i preket biznes
– Të tre, Berisha, Meta dhe Rama kanë një projekt të qartë si të kontrollojnë SPAK me komisione parlamentare dhe ndryshime ligjore.
– Ata i kanë dhënë njëri-tjetrit garanci qe nuk do preken dhe do vazhdojnë monopolin më politikë.
– Rama dhe Berisha janë si Vodafon dhe AMC që falimentojnë çdo kompani që hyn në treg.
– Rama dhe Berisha do vazhdojnë shumë gjatë në politike sa të jenë gjallë.
– Ramës i duhet Berisha sepse çimenton pushtetin e tij disa mandate.
– Ramës i duhet Berisha sepse ky shkatërron opozitën dhe çdo pati të re.
– Rama s’ka me nevojën për patronazhist dhe për blerje votash, ai ka blerë Sali Berishën me klering. Berisha është patronazhisti kryesor i Edi Ramës.
Intervistoi: Rigels Seliman
Diskutime rreth kësaj post