Ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu shprehet se në mënyrë konfidenciale, ka mësuar se ku konsiston marrëveshja e fshehtë Rama-Basha-Meta-Berisha, duke e përmbledhur në katër pika.
Duke folur për dosjen e kryedemokratit Basha e cila u mbyll me vendim gjykate, Spahiu tha:
“Epo kjo çfarë ndodhi ishte pazari më banal që ka parë historia politike. 24 orë pasi u mbyll me vendim gjykate dosja e pastrimit të parave nga Rusia në USA për lobim të Lulzim Bashës, menjëherë PD u ul në tryezë me Partinë Socialiste. Në mënyrë kofidenciale jam informuar se marrëveshja e fshehtë Rama-Basha-Meta-Berisha ka 4 pika:
– Futjen në zgjedhje sërish me Ramën kryeministër dhe pa ndryshuar sistemin zgjedhor
– Mos lejimin e forcimit të partive të reja apo të vogla dhe polarizimjn e sistemit
– Lënien e Ilir Metës si president dhe heqjen dorë nga shkarkimi i tij
– Mos arrestimin e njëri-tjetrit dhe mbylljen e dosjeve të vjetra.
– Një amnisti juridike, politike dhe finaciare për vete (Basha, Berisha, Rama, Meta)”, tha Spahiu për “Bulevard”.
Diskutime rreth kësaj post