Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe tashmë duhet një lëvizje e re që të mposhtë Edi Ramën. Spahiu tha se vetëm një lëvizje e re si ajo e tipit të Vetëvendosjes në Kosovë do të rikthente ndryshimin në Shqipëri.
Kreshnik Spahiu: Juridikisht në konceptet politike e ke të shkruar në ligjin për partitë politike: Kur një parti shpërndahet në më shumës e dy parti, atëherë gjyqësori duhet të vendosë shpërndarjen e kësaj partie. Nën drejtimin e Berishës janë krijuar nja 5 parti, në drejtimin e Lulzim Bashës nja 12 parti.
Kjo parti është fraksionuar dhe e ka humbur qëllimin për të cilin u krijua. Praktikisht kjo parti është kthyer në pengun e llogores opozitare dhe sa më kohë të kalojë se shpëtimi i Shqipërisë është PD dhe jo rotacuioni, aq më shumë do qëndrojë Edi Rama në pushtet. PD e ka mbyllur misionin e saj historik dhe politik. Vetëm një lëvizje e re politike si e tipit Vetëvendosje në Kosovë do sillte ndryshimin.
Diskutime rreth kësaj post