Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i ka bërë dje një skaner figurës së Sali Berishës, duke analizuar rrugëtimin e tij 30 vjeçar në politikë dhe raportet me ndërkombëtarët, ndërsa renditi disa fakte që hedhin dritë mbi themelet anti-amerikane në Partinë Demokratike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, juristi Spahiu akuzoi hapur ish-kryeministrin Berisha se është anti-amerikani më i madh në vend. Madje, zoti Spahiu është shprehur se një foto e Berishës dhe Bushit nuk mund ta fshehë frymën anti-amerikane të ish-kryeministrit, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimi e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane.
“Gjysma e demokratëve kanë lindur pas vitit 1990. Në injorancën e tyre, marrëdhëniet e PD dhe SHBA lidhen vetëm me një foto të Sali Berishës dhe Presidentit Bush në Tiranë, ku i pari kaloi tangent për të shpallur njohjen juridike të shtetit të Kosovës dhe s’mund ta shpallte as nga Italia, as nga Maqedonia dhe as nga një vend tjetër i rajonit. Ajo foto apo vizitë s’kishin aspak lidhje me amerikanizmin Berisha. Zerooooooo. George W. Bush erdhi në Shqipëri për të deklaruar njohjen e Kosovës. Ai do e bënte njohjen e Kosovës në Tiranë, pavarësisht emrit që drejtonte qeverinë shqiptare. Amerika do e njihte Kosovën atë ditë edhe sikur të ishte kryeministër Majko, Monika, apo Gaz Bardhi. Një foto e Berishës dhe Bushit nuk mund ta fshehë frymën anti-amerikane të dhëndrit të Serbisë, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimi e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane”, shkruan ai.
Më tej dhe teksa rendit fakte që tregojnë përplasjet e Berishës me amerikanët, duke filluar nga ambasadorët e atashuar në vend deri në SHBA, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu theksoi se gjatë gjithë kohës që ish-lideri demokrat është në politikë, ka konsumuar vetëm përplasje me Uashingtonin.
“Qershor 2021, rrjetet sociale të demokratëve, mbushen me thirrje kundër Presidentit Biden dhe sharje, pas dekretit për sekuestrimin e pasurive të liderëve politik në Shqipëri, që kanë penguar interesat Amerikane. Gradualisht në Shqipërinë pan/amerikane, janë krijuar disa vatra agresive dhe të indoktrinuara të militantëve demokratë, të cilët janë aq tru shpëlarë sa gradualisht kanë krijuar një urrejtje për Uashingtonin, sa i duket sikur gjithë korrupsioni dhe mëkatet e botës apo fajtorë të humbjeve të Lul Bashës, janë diplomatët Amerikanë. Ata e mendojnë që çdo gjë bëhet me para, sepse janë mësuar me liderët e tyre, prandaj mendojnë se çdo ambasador apo zyrtarë amerikanë është shitur me para tek kundërshtari i tyre. Ata s’kanë aspak respekt as për Amerikën, as për projektet e tyre, as për çlirimin e Kosovës. Thjesht janë një turmë injorantësh dhe mosmirënjohësish të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë pro Amerikane”, nënvizoi ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post