Analisti Kreshnik Spahiu në një postim në rrjetet sociale ka publikuar foton e Maksude Kadena, e njohur ndryshe si Sudja, e cila në vitin 1993 asnjë llogari bankare, ashtu siç vepruan dhe shumica e kompanive të tjera piramidale. Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke nxitur një valë të dhunshme protestash në gjithë vendin vitin pasues.
Postimi i plotë:
“ÇUDIRA SHQIPTARE:
“Kur populli ynë shiste shtëpitë për këtë surrat.”
Kjo fytyrë quhet Maksude Kadena, e njohur ndryshe si Sudja. Në vitin 1993 themeloi nje firme piramidale e cila grumbulloi më shumë se 80 mijë kreditore. Historia e Sudes është po aq absurde sa edhe vetë funksioni i këtyre firmave.
Populli shiste shtëpitë dhe i jepte kësaj fytyre lekët.
Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke krijuar një efekt domino në të gjithë sistemin e 24 firmave piramidale që u krijuan në atë kohë. Falimenti i Sudes nxiti edhe protestat e para në vitin 1997.
Shqiptarët i besuan 1.2 miliard dollarë!
Me 16 nëntor 1996, Sudja zgjati kokën në një dritare pallati, para të cilit prisnin mijëra njerëz, dhe tha:
“Paratë mbaruan. Të gjitha i morri kopetenti.”, ka shkruar Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post