Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar dje se nëse opozita i humbet zgjedhjet nuk ka për të njohur rezultatin e tyre. Por ai ka bërë një listë të gjatë me argumentet se përse sot që flasim PD nuk ka “gojë” që të kontestojë zgjedhjet.
“Partia Demokratike premtoi 8 vjet se nuk do hyjë në zgjedhje me “Edi Ramën kryeministër” dhe sot shkeli mbi këtë kauzë; Partia Demokratike kishte 24 vite në dorë të riparonte sistemin dhe garantonte votën e lirë, por nuk e bëri; Partia Demokratike braktisi kauzën e çadrës për “votimin elektronik”; Partia Demokratike ka aleate kryesore LSI themeluesen e blerjes së votave me para; Partia Demokratike premtoi revolucion me bojkotin e 30 majit për zgjedhjet lokale, por nuk e realizoi; Partia Demokratike ka 50% të komisionerëve në KQV dhe KZAZ dhe numëron votat e saj; Partia Demokratike ka në krah të saj Presidentin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (shumicën dhe kryetarin e saj); Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit e lumtur se vota po garantohet; Partia Demokratike nuk kërkoi në asnjë moment votat e 2 milionë emigrantëve. Për këto arsye, nga sot mos mendoni se kush do fitojë zgjedhjet, por nëse humbësi do i njohë ato apo jo”, tha ai.
Sipas Spahiut një humbje e zgjedhjeve do të sillte dorëheqjen e Lulzim Bashës.
“Sigurisht, ka vetëm një arsye që zgjedhjet mos të njihen si rezultat. Dorëheqja e lë pa gjumë Lulzim Bashën. Sigurisht që do e kundërshtoj. Ai shkroi edhe libër që t’i paraprijë rezistencës që mos largohet nga kreu i partisë. I lëpihej në libër Sali Berishës. I kujtonte atij që ka refuzuar vrasjen e “babait”. Kërkonte në librin e tij “Misioni im”, që ta fuste në borxh Berishën dhe ky të jetë gomonia që do e shpëtojë nga përmbytja e turpshme e 26 prillit”, ka shkruar ai.
Spahiu është ndalur dhe te deklarata e ambasadores amerikane. Ajo dje paralajmëroi të gjithë ata që kërcënojnë me dhunë. Sipas Spahiut mesazhi ishte për Metën, Bashën e Berishën.
“Diplomacia amerikane sot paralajmëroi, që askush nuk mund t’i rikthehet dhunës dhe këtu ka parasysh ata të tre që 25 qershori do i nxjerrë nga politika përgjithmonë: Berisha-Basha-Meta. S’kanë rrugë tjetër veç rrëmujave. Ata, do iu thonë elektoratit në datë 26 prill: Do e rrëzojmë Ramën me protesta dhe do ketë zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë Monikën s’po e llogaris tek dorëheqjet, sepse ajo është gjysmë e gatshme për koalicionin e ri. Rezultati i zgjedhjeve nuk do njihet nga i mbaruari, por si zakonisht sytë do jenë nga Uashingtoni dhe çfarë do thotë ambasadorja e SHBA”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post