Ish-aleati i Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu ka komentuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Spahiu quan Berishën, Bashën dhe Metën, tre peshkaqenë, të cilët kanë rënë në grackën e Ramës dhe se ky i fundit, ka siguruar mandatin e tretë duke i nënshtruar këta.
“Po, kam bindjen që Rama nëpërmjet kësaj marrëveshje ka garantuar mandatin e 3 si kryeministër duke nënshtruar përfundimisht opozitën shqiptare! Rama arriti të peshkojë në rrjetën e tij 3 peshqit e mëdhenj Berisha-Meta-Basha. Për të peshkuar këta peshkaqenë, ai shfrytëzoi gabimet e tyre por dhe dy faktorë të rëndësishëm:
Faktorin SHBA që i mohoi hyrjen në Amerikë Bashës dhe Berishës
SPAKUN i cili mund të hetojë dosjet e tyre
3 peshkaqenët ranë në grackë nga arroganca dhe iditaia e tyre 12 mujore protestash dhe shantazhesh kundër ambasadorëve dhe diplomatëve amerikanë dhe europianë. Kulmi arriti kur i dërguan njerëz në orën 24:00 të natës ambasadorit OSBE. Rama tashmë kontrollon lojën dhe po ndan kocka nga tepsia e tij”, – tha Spahiu për “Bulevard”.
Diskutime rreth kësaj post