Ish-kreu i PD-së, Kreshnik Spahiu e quan PD-në një ‘parti familjare’ që vetëm po konsolidon pushtetin e Edi Ramës.
Për emisionin “Quo Vadis”, Spahiu theksoi se Sali Berisha është kryetari i vetëm i opozitës shqiptare, ndërsa Basha është thjesht një rrogëtar.
“Nuk bëhet fjalë për surprizë, as zhgënjim. Është një déjà vu i gjithë kongreseve të tjera, nuk ka ndonjë regres. Demokratët e kanë luftën me njëri-tjetrin, jo me Edi Ramën. Sot ajo parti nuk ka një intektual i viteve 90, është një pari familjare. Jemi në një rrezik permanent. Opozita shqiptare ka vetëm një kryetar, Sali Berishën. Basha është rrogëtar. Nuk bëjnë gjë tjetër, veçse konsolidojnë Edi Ramën në pushtet. Ata kanë asgjësuar pluralizmin politik.”, tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post