Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij ambasadorja amerikane mbajti qëndrim të prerë kundër presidentit Meta.
Ai shkruan se Amerikanët e konsiderojnë Edi Ramëm si e keqja më e vogël dhe s’duan rikthimin e Berishës dhe Metës që administrojnë sot opozitën shqiptare.
Postimi i Spahiut:
“Ambasadorja amerikane foli troç: E mbështesim popullin të protestoj kundër Ramës por “flamurin” e revolucionit s’mund ta mbaj një anti-amerikan si Meta.
Sali Berisha ka shumë të drejtë kur thotë që: Edi Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion.
E gjitha është 99% e saktë, por 1% i pa treguar është që revolucioni kërkon mbështetje amerikane dhe europiane.
Çdo rebelim civil i udhëhequr nga politikanë që nuk i mbështet perëndimi nuk konsiderohet revolucion por kundër-revolucion.
Mijëra demokratë u tubuan në sheshin bardheblu si ushtarë të Ilir Metës me bindjen që Meta është e “keqja më e vogël”.
Këtu fillon problemi dhe dështimi protestave.
Peshorja demokratëve ndryshon nga peshorja e amerikanve.
Amerikanët e konsiderojnë Edi Ramëm si e keqja më e vogël dhe s’duan rikthimin e Berishës dhe Metës që administrojnë sot opozitën shqiptare.
“E keqja e vogël” e demokratëve, quhet “e keqja e madhe” për SHBA dhe BE.
Amerika e ka shprehur qartë prej vitesh nëpërmjet 4 ambasadorve Arvizu, Withers, Lu dhe Kim: “Peshqit e mëdhenj duhen arrestuar”
Prandaj i kërkuan ish-prokurorit të përgjithshëm proçedim penal për Berishën dhe Metën.
Jo se dashurojnë më shumë Edi Ramën por mendojnë që çmontimi i sistemit duhet të filloj nga këta të dy dhe më pas të rrëzojnë Ramën.
Në këtë kauzë ata kanë edhe mbështetjen e BE që haptaz eka manifestuar me ambasadorët Vlautin dhe Soreca.
Jo rastësisht familjes Berisha iu hoq viza amerikane.
Jo rastësisht ambasadorja amerikane takon 2000 politikanën veç e veç por Berishën ende jo.
Jo rastësisht SHBA lejon çdo shqiptar të valvis flamurin amerikan por jo Ilir Metën.
Amerika dhe BE kan folur qartë: Çdo revolucion i drejtuar nga këta dy liderë do konsiderohet destabilizim dhe organizatë kriminale. Prandaj e zbythën revolucionin e 30 qershorit dhe pranverën faqe-zi të Metës.
Jo se pëlqejnë Edi Ramën jo, por nuk duan që populli shqiptar të ketë sërish në kurriz edhe 8 vite të tjera 3 surrate që kanë 30 vjet mbajnë peng 3 milion shqiptar.
Rotacioni i zuzarve do ishte e “keqja më e madhe” për amerikanët.
Ata janë në pritje të një revolucioni popullor puro shqiptare, por pa lider anti-amerikanë!
Hapni blogjet dhe lexoni me çfarë urrejtje shkruajnë militantët demokratë kundër Amerikës, a thua sikur gjithë bota është e korruptuar përballë ndershmërisë dhe pastërtisë së Ilir Metës!
Në fakt unë s’mendoj si amerikanët por nuk mendoj as si demokratët.
Unë thjesht s’bëj dot dallimin mes Metës, Berishës dhe Ramës.
E keqja nuk është as e madhe dhe as e vogël.
Thjesht janë dy nofulla të së njëjtës gojë!”, shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post