Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka risjellë momentin kur ka shpërndarë 1 milion flamurë, në çdo qytet dhe çdo dritare, në 28 në Nëntor.
Ai tha se goditjen fatale e ka marrë nga marrëveshje barbare, Rama-Basha-Meta-Berisha kundër lëvizjes revolucionare kuqezi.
“#GËZUAR miq por #KUJTESË: 8 vjet më parë, shpërndam 1 milion flamurë, në çdo qytet dhe çdo dritare, në 28 në Nëntor.
Pasi na qeshën, na sulmuan, na shkatrruan, na larguan, na imituan, na kopjuan, e katandisën Shqipërinë siç e shihni sot.
Ne dhe kauza kombëtare morëm goditje fatale.
Kurrë në histori s’ka pasur një marrveshje aq barbare, si ajo Rama-Basha-Mera-Berisha kundër lëvizjes revolucionare kuqezi.
Ata tundin flamujt e partive të tyre, por Shqipërisë sot më shum? se kurrë i nevojitet patriotizmi Kuqezi për të themeluar një Shqipëri tjetër, një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri e Bashkuar, një Shqipëri Europiane me 10 milion shqiptarë!”, shkruan Spahiu.
#GËZUAR #PAVARSINË por #KUJTESË: 8 vjet më parë, shpërndam 1 milion flamurë, në çdo qytet dhe çdo dritare, në 28 në…
Posted by Kreshnik Spahiu on Friday, November 27, 2020
Diskutime rreth kësaj post