Kandidatja e LSI për Tiranën, Nora Malaj ka shpërndarë sot në njësinë nr.10 në kryeqytet programin politik të kësaj force politike.
Por, ish-deputetja e LSI nuk ka shpërndarë vetëm programin e kësaj force politike. Në foto që ka publikuar vetë, ajo shihet me një qese me petulla në dorë, të cilat i shpërndan po ashtu.
Lidhur me këtë veprim të Malajt ka reaguar juristi i njohur Kreshnik Spahiu.
“Fundi i turpshëm dhe tragjik i LSI
Nora Malaj del rrugëve të Tiranë dhe shpërndan programin e LSI, kush e pranon ka dhe 1 petull falas”, – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post