Avokati Kreshnik Spahiu ka ngritur disa herë shqetësimin e çmimeve të ‘kripura’ në Shqipëri gjatë sezonit të verës. Ditën e sotme ka publikuar një shportë me fiq, ku shkruan se personi që i shiste i kishte vendosur çmimin si ‘në Hënë’.
Postimi i Spahiut
“Ky “katundari” sot shiste 13.000 lekë/kg e fiqve.
Këtë çmim s’e gjen as në Afrikën e Jugut, Japoni apo Australi por vetëm në bregdetin shqiptar. S’paguajnë as taksa dhe as qira por çmimet si në Hënë.
Sot u binda që këta nuk e meritojnë policinë e Erion Velisë por më keq. Këta duhet ti marrësh zvarrë si policia Enver Hoxhës, që ju sekuestroi edhe pulat..” – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post