Ish kreu i Alencës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thotë se ai vetë nuk është optimist për punën që po bën SPAK.
‘Të gjithë presin nga SPAK-u, edhe qytetarët edhe të faktori ndërkombëtar që e ka mbështetur. Por unë jam skeptik ndaj SPAK vetëm për një arsye. Në qoftë se SPAK-u nuk do hetojë 4 peshqit e mëdhenj do dështojë’– tha Spahiu.
Po kush janë këta 4 peshq të mëdhenj?
‘4 peshqit e mëdhenj janë: Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Në qoftë se SPAK nuk heton këta do të dështojë dhe nga SPAK do të kthehet në aspak. Jam skeptik sepse nëna akoma nuk ka bërë prokuror për të hetuar 4 peshqit e mëdhenj’– tha Spahiu për emisionin “Open”.
Diskutime rreth kësaj post