Analisti Kreshnik Spahiu tha se vizita e sotme e kancelares Angela Merkel është një sukses për Tiranën zyrtare.
Deklarata e Spahiut:
“Vizita është privilegj dhe sukses për Tiranën dhe këtu duhet të vijmë pikë. Vizita e Merkel ka tre prioritete: njeh faktorin shqiptar, bën bashkë dy kryeministra shqiptar. Ajo tha që Shqipëria dhe Maqedonia kanë plotësuar kriteret, por për shkak të çështjeve proceduriale është i vonuar.
Sa i përket çështjes së dhe procesit të Berlinit dhe dallimin me Open Balkan. Është e papranueshme që Tirana dhe Prishtina tregojnë paaftësinë në dialog, si mund të gjejë dialog me Serbinë, Kosova kur nuk e bën me Tiranën.
Procesi i Berlinit ka 4 liri kryesore, që nëpërmjet një mbështetje financiare ta afrojë në standardet e BE. Është një mbështetje e hapur për Ballkanin”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post