Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim sot pas deklaratave të forta të Yuri Kim ndaj tij. Berisha vijon të publikojë foto më zyrtarë të lartë amerikanë, si për të treguar lidhjet e forta ndër vite me Amerikën.
“Me dy burra te medhenj te kombit amerikan qe bene historine! Miq te mi ne Vlore 25 vjet me pare. sb”, – shkruan Berisha ditën e sotme në Facebook në foton me ish-Presidentin e ndjerë amerikan George H.W. Bush dhe Gjeneralin Collin Powell.
Por ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka nxjerrë Berishës dhe fotot nga komunizmi duke i kërkuar që të publikojë të gjitha fotot.
“Doktor, publikoji të gjitha fotot, jo vetëm të fundit…”, – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post