Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka shpërthyer dje në akuza të forta ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga tryeza e dialogut me PS, Spahiu ka akuzuar Bashën se hodhi në kosh kauzën e PD për të shpëtuar veten nga drejtësia. Ai u ka bërë thirrje demokratëve të ngrihen kundër tij.
“Pardje Lulzim Basha u shpall i pafajshëm nga “Vetingu” i Edi Ramës. Kjo është hera e 4 që Lulzim Basha përballet me dosjet korruptive në sistemin e lodhur të drejtësisë shqiptare. Për çdo pafajësi i është dashur të paguajë shtrenjtë, por kryesisht pagesat i kryen me “klering” dhe jo me para në dorë. Zakonisht shet kauzat dhe elektoratin si “klering”, por dhe zgjedhjet si në dy dosjet e fundit penale. Në ditët në vijim do publikoj si ka mundur 4 herë Lulzim Basha të fitojë pafajësitë pasi në dy prej tyre i kam përjetuar vetë për shkak të pozicionit që kam pasur. Aq frikë kishte këtë radhë nga burgu Lulzim Basha sa i dogji mandatet dhe bulevardin një ditë pasi amerikanët filluan hetimet e FBI për “lobim rus” dhe pastrim parash dhe e mbylli “revolucionin” 24 orë pasi mori pafajësinë për këtë dosje. Të dashur demokratë, “mirëkuptojeni” kryetarin tuaj”, – tha ai.
Më tej ai ja ka renditur Bashës të gjitha pazaret. Sipas Spahiut, ai është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten.
“Dogji mandate për një dosje; Dogji zgjedhjet për një dosje; Dogji kauzat për një dosje; Dogji 61 bashki për një dosje; Dogji marrëdhëniet me SHBA për një dosje; Dogji integrimin në BE për një dosje; Dogji bulevardin për një dosje; Dogji qindra protestues që u arrestuan për një dosje; Dogji aleatët për një dosje; Dogji edhe mandatin 2021-2025 për një dosje; Do thoni ju pse e bëri? Sepse burgosja ose një dënim penal e nxirrte në pension për shkak të ligjit të kriminalizimit; Sepse edhe Berisha kishte të njëjtin hall si Basha në SHBA (non grata); Sepse provat e FBI ishin të mjaftueshme pasi u zbuluan dy vajzat ruse që paguan financimin nga bankat e Ukrainës; Sepse ai është përlyer aq keq sa i vetmi që mund ta shpëtonte ishte Edi Rama; Sepse ai e di sa punë të pista ka kryer dhe sa shumë rrezikon; Sepse i duhej koncesion pafajësie me presion”, – tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post