Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy bashkë, me vota nuk mundin dot as Luizin e Kiarën, referuar këtu dy personazheve të bërë pjesë së fundmi në një reality show.
Sipas tij, në gjetjet e “Barometri” janë reflektuar të dhënat e sakta për rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj.
“Nuk mund të shpresosh që Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët kanë hyrë në politikë në vitin 1990 të fitojnë simpatinë dhe pëlqyeshmërinë e një populli që është martuar 5 herë me ta. Herën e gjashtë është e pamundur që të rriten në vota, për këtë arsye shihen si figura të urryera,” – u shpreh Spahiu.
Juristi theksoi se Berisha do e argumentojë humbjen e tij, jo me mungesën e votave, por me argumentin se “i vodhi narko-shteti”.
Diskutime rreth kësaj post