Analisti Kreshnik Spahiu, e shikon Dashamir Shehin, një kandidaturë të fortë për Bashkinë e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet në koalicion me PD e Enkelejd Alibeajt, Bindjen Demokratike dhe LZHK.
Në një intervistë, Spahiu u shpreh se Shehu mund të rivalizojë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.
“Nëse skenari elektoral do të shkojë me këto kandidatura, që logo e PD të pranojë Dashamir Shehin në këtë koalicion të ri, të zotit Patozi, PD së Alibeajt dhe LZHK, unë parashikoj që Dashamir Shehi do të rivalizojë shumë pranë Veliajn. Tirana dhe e djathta në Tiranë do e mbështesë shumë fort Dashamir Shehin dhe unë jam shumë i sigurt që do të ketë më shumë mbështetje Dashamir Shehu se Belind Këlliçi”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post