Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se qeveria socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë të konsumuar pas 10 vitesh në pushtet. Në një intervistë për mediat Spahiu u shpreh se Rama nuk ka çfarë të japë më për Shqipërisë. Sipas tij, viti 2022 ishte viti i mjerimit dhe i varfërisë, teksa gjatë kësaj periudhe, patëm edhe eksodin e tretë të shqiptarëve. “Mendoj që, pas 10 vitesh qeverisje të Edi Ramës, do thosha që çdo qeveri shqiptare do të ishte konsumuar. Është në natyrën njerëzore, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të evropianëve dhe amerikanëve, që përtej dy mandateve, të konsumohet dhe të mbarojë kreativiteti i çdo lloj administrate apo individi.
Në këtë kontekst, do të thoja, edhe Edi Rama nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë, për momentin. Unë, të gjithë analizën time e mbështes në varfërinë të cilën e ka mbërthyer Shqipërinë. Viti 2022 është viti i mjerimit, viti 2022 është viti i varfërisë, viti 2022 është viti i skamjes, viti 2022 është viti i një eksodi të përsëritur. Është eksodi i tretë, pas dy të parëve tragjikë, madje këtë radhe me përmasa më të mëdha, nëse dikur kapërcenim Adriatikun, tani po kapërcejmë edhe oqeanin. Për këto arsye, është një vit i trishtë, mos u kthehet më kurrë. Unë nuk e gjykoj punën e qeverisë, duke krahasuar me opozitën. Edi Rama nuk mund të gjykohet si kryeministër i mirë, duke parë se kemi gogolin Berisha”, deklaroi Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post