Kreshnik Çollaku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për polemikat e shkaktuara nga mini-Shengeni Ballkanik. Demokrati deklaroi se mesazhi i Ramës erdhi pak minuta pas lajmit se ka vështirësi për arritjen e marrëveshjes për koalicion në Kosovë. Sipas tij, Rama i referohet një qeverie të re në Kosovë që do të ulet në tryezën e mini-Shengenit.
“Është një status naiv. Sipas Ramës e drejta e të folurit për Kosovën përcaktohet nga Serbia, e drejta për të qenë konstruktive apo jo në Ballkan përcaktohet nga Serbia. Në formë naive Rama i ka vënë një formë konstruktiviteti me Serbinë. Pse e ka sjellë këtë disa minuta pas lajmit në Kosovë se ka vështirësi për arritjen e marrëveshjes VV-LDK.
Rama i referohet një qeverie tjetër kosovare. Rama ka dhënë shenjën, dhe i referohet qeverisë tjetër të Kosovës që do të ulet në tryezë me mini-Shengen. Kjo ka elementë naivë, por qëllimi nuk është naiv. Rama është duke fërkuar duart që në Kosovë ka një krizë. Edhe nga LDK dhe nga kryeministri aktual ka marrë shuplaka të forta lidhur me idenë e mini-shengenit. Edhe Hashim Thaçi njeri shumë afër Ramës nuk e mbështet. Një dështim i qeverisë VV-LDK duket se e entuziazmon. Një qeveri e re e Kosovës i ulet Ramës në tryezë”, u shpreh Çollaku në ABC news.
Diskutime rreth kësaj post