Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se zgjedhjet në Kavajë janë një rast i humbur për Partinë Socialiste.
Krasniqi: Kavaja është bastion politik i një pale dhe pala tjetër e kthen në bastion jo përmes politikës, por përmes mekanizmave të tjerë që janë bërë trendi në Shqipëri. Njerëz të pasur që kanë burime financiare, fizike, fisnore.
Zgjedhjet janë tërësisht formale në dy aspekte. Opozita nuk do të marrë pjesë. Është e habitshme se një vend i varfër harxhon miliona për të emëruar një vajzë kryetar Bashkie kur mandati është dyvjeçar. Është shumë më normale që të ndiqnim modelin kroat dhe slloven që Këshilli Bashkiak të emëronte një person për dy vjet. Kjo është absurde.
Problemi tjetër i Kavajës është dekriminalizimi. Kur partitë na kanë thënë se do të luftojnë dekriminalizimin, një akt serioz është që partia politike distancohet publikisht nga individi kur Gjykata Kushtetuese është provuar që ka rekorde kriminale. Rasti i Kavajës është tipike. Ky njeri përjashtohet nga Partia dhe jo vetëm me qëndrim.
Ne kemi parë raste të tjera kur njerëz me CV të pastër përkrahen nga njerëz me CV aq të zezë sa sfondi që keni këtu. Kjo i bën zgjedhjet pa sens dhe ky është një rast i humbur për PS-në për të treguar se ka ndërmend të aplikojë standarde të tjera në zgjedhjet e përgjithshme.
Diskutime rreth kësaj post