Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH. Avokati thotë se vlerësimi i bërë nga DASH për Dvoranin është goditje e drejtpërdrejtë për presidentin Ilir Meta.
Ndërkohë ka reaguar zëdhënësi i tij Tedi Blushi, i cili e quan Ngjelën, ‘avokat të FBI’.
Ai tha se Ngjela, s’ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij.
“Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij! Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje: Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë. Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkruan Tedi Blushi.
Diskutime rreth kësaj post