Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në lidhje me vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, nesër në Tiranë, Dervishaj shkruan se vizita e tij në Shqipëri nuk është për të mirën e shqiptarëve, duke ngritur pikëpyetje edhe për qëllimet e tij të vërteta.
Komenti i Dervishajt:
“Aleksandar Vuçiç nesër dhe pasnesër në Tiranë. Për çfarë vjen? Për të mirën e Shqipërisë, shqiptarëve apo të Kosovës? Kurrësesi që JO. Atëherë për çfarë vjen?! Këtë e di veç ai që e ka ftuar. Ai e ka mik, shqiptarët JO,”– shkruan ai, ndërkohë që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga presidenti Meta, i cili ka dalë haptazi kundër nismës “Open Ballkan”.
Diskutime rreth kësaj post