Loja me pyetje anonime ka sjellë dhe pakënaqësi mes banorëve. Një nga pyetjet tendecioze që iu drejtuan Romeos lidhet me të vëllain e tij binjak ish konkurent në BBVA1. Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit. Ky i fundit ka reaguar menjëherë përmes një Instastory duke thënë:
“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.
Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.”
Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë.
Diskutime rreth kësaj post