Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Vladimir Kosta. Prokuroria dërgoi kërkesën një javë më parë më argumentin se Kosta nuk ka deklaruar një dënim më gjobë në formularin e dekriminalizimit. Gjoba në fjalë është deklaruar vetë nga deputeti në riplotësimin e formularit.
Këtë fakt e ka theksuar fort Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, ku konfirmoi se në datën 23 mars është marrë një vendim për deputetin Kosta dhe rreth 23 deputetë dhe kryebashkiakë që kanë riplotësuar formularin e dekriminalizimit duke bërë shtesa. Për këto rideklarime ka pasur dhe një rezolutë të Parlamentit.
Lidhur me këtë rast, Kreu i KQZ, Denar Biba tha se kërkesa e Prokurorisë duhet të rrëzohet, pasi çështja është shqyrtuar dhe nuk ka pasur asnjë pengesë për mandatin. Doda tha se dënimi me gjobë nuk është shkak për heqjen e mandatit dhe vetë deputeti ka bërë saktësimet në formuar. Nga ana tjetër, Prokuroria ka sjellë një dokument i cili dihej më parë nga KQZ dhe është marrë një vendim edhe më parë. “Një gjë për të cilën është vendosur njëherë dhe është gjykuar njëherë nuk ka më kuptim të rishqyrtohet. Ky është kuptimi bazë i së drejtës”,- tha Denar Biba.
Anëtari i KQZ-së, Gëzim Veleshnja tha se Prokuroria duket se nuk e ka marrë informacionin që KQZ ka marrë vendime të për disa raste në datën 23 mars. Ai propozoi që KQZ ti dërgojë në rrugë zyrtare Prokurorisë vendimin e marrë më datën 23 mars ku jepen sqarimet për këtë raste. Veleshnja tha së kërkesa e Prokurorisë për deputetin Kosta nuk ka asnjë fakt të ri, por është vetëm konfirmim i rideklarimit që vetë deputeti ka bërë në formular. “Nuk me rezulton se Prokuroria ka sjellë ndonjë informacion shtesë, apo ka bërë ndonjë hetim për ndonjë fakt të panjohur. Propozimi im është që vendimi i marrë në mars nga KQZ, bashkë me rezolutën e Parlamentit ti dërgohet Prokurorisë në rrugë administrative për ti thënë që ne kemi marrë vendim për këtë rast dhe raste të tjera”,- tha Gezim Veleshnja.
Pas këtij sqarimi të KQZ-së mbetet e paqartë se çfarë e vuri në lëvizje prokurorinë një javë më parë duke risjellë një kërkesë për të cilën ishte marrë vendim me shumicë nga KQZ-ja.
Diskutime rreth kësaj post