KQZ e konsideron absurde atë që ndodhi me procesin zgjedhor në Kavajë, kur këtë të dielë ishte parashikuar që qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Denar Biba, kryetar i KQZ-së, tha: “KZAZ nr. 42 është mbledhur. Nuk ka pasur shpërndarje të materialeve zgjedhore. Ne duhet të bëjmë formalizimin e kësaj situate. Do të njoftohet Presidenti i Republikës dhe në një nga ditët më të afërta, komisioni duhet të mbajë një qëndrim ligjor”.
Mbledhja e KQZ-së këtë të dielë kishte si qëllim miratimin e listave shumemërore të subjekteve politke të regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit, por që në nisje ka pasur debate, pasi anëtari Klement Zguri kërkoi kohë për të verifikuar dokumentacionin për disa emra që administrata e KQZ-së i raportoi me probleme.
Nënkryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, propozoi që miratimi i listave për 5 parti të shtyhej për një ditë më vonë, mospranimi i së cilës shkaktoi dhe largimin e tre anëtarëve të KQZ-së nga mbledhja.
“Aleanca Demokratike, Aleanca Kombëtare Demokristiane, Fryma e Re Demokratike dhe Partia Komuniste e Shqipërisë të merren në shqyrtim nesër”, tha Osmanaj.
Mbedhja e KQZ-së ka vijuar me 4 anëtarë, të cilët kanë miratuar listat shumemërore të subjekteve politike, përfshirë PS, PSD, Fryma e Re Demokratike, PAd e të tjera.
Diskutime rreth kësaj post