Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit! Monika Kryemadhi ka marrë mandatin në Fier duke “djegur” Kejdi Mehmetajn dhe futur në parlament Petrit Vasilin.
Ndërkohë mandatin e Partisë Social Demokrate, pas dorëheqjes së Tom Doshit e ka marrë Gertjan Deda, i cili renditej në vendin e dytë në listën e kësaj force politike për qarkun e Tiranës.
Për qarkun Tiranë: PS 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate, PSD 1 mandat
LSI: Erisa Xhixho, Petrit Vasili
PSD: Gertian Deda
Ndërkohë që një tjetër vendim që pritej dhe u konfirmua nga KQZ ishte kalimi i mandatit të Ramës në Vlorë për Teuta Ramajn, e cila mbante vendin e 9-të në listën e PS-së.
Rama zgjodhi që të mbajë mandatin e marrë në qarkun e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post