Nuk pajtohet me vendimin e KQZ që me kërkesë të prokurorisë i hoqi mandatin e deputetit, duke deklaruar se tani fillon sfida e vërtetë e tij.
Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka reaguar i pari në lidhje me vendimin e KQZ-së që i kërkon Kuvendit ndërprerjen e mandatit si deputet, nisur nga materialet dhe kërkesa e Prokurorisë për të ndërprerë menjëherë këtë mandat.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Tahiri e ka konsideruar këtë një vendim politik dhe ka sfiduar të gjithë anëtarët e KQZ që të paraqesin qoftë dhe një element të vetëm që e çon atë drejt largimit nga përfaqësimi i vlonjatëve në Kuvend.
“Qe ne fillim te ketij procesi eshte pare qendrimi politik. Mazhoranca ne KQZ nuk kane respektuar ligjin, por kan marre vendim politik per te me demtuar mua dhe opozitën si dhe per te vendosur barazpesha te papranueshme ne kete proces.
Sfidoj kedo prej anetareve te KQZ qe kane sadopak integritet personal dhe profesional qe te me gjejne vetem nje element te ligjit per te ber te pavlershem mandatin tim.
Kjo është nje beteje qe me shume se politike ka te bej me dinjitetin personal te votuesve te Vlores dhe komunitetit Çam qe me ka mbështetur per te cilen detyrohem ta ndjek kete ceshtje deri ne fund ne rruge ligjore per te zbardhur te verteten. Mandati im nuk eshte i KQZ dhe as i lojërave politike, por i votuesve te Vlores”, shkruanTahiri
Diskutime rreth kësaj post