Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedenin.
Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione.
Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni. KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.
Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.
Diskutime rreth kësaj post