Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi.
Vasili është shprehur se është e turpshme që Rama të çirret kundër profesorit të Matematikës së Aplikuar se ai është njeri i SHIK-ut, pasi sipas tij, Rama është ilustrator i revistës së Sigurimit të Shtetit.
Komentet Vasili i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka publikuar dy fotografi që sipas tij vërtetojnë bashkëpunimin e Ramës me ish-Sigurimin.
Postimi i Vasilit:
“Fundi i botes, piktori i dy metra i Sigurimit te Shtetit i leh Profesorit te Matematikes se Aplikuar!
Hajde ç’bëhet hajde!
Injoranti noterik Edi Rama i leh e çirret kunder Profesorit te Matematikes se Aplikuar Sander Kovaci.
Rama ky Piktori devotshem, ilustratori i Revistes se Sigurimit te Shtetit, qe 19 vjeç, shume mirenjohes edhe per besimin, qe Sigurimi i dha, por edhe per pagesen ka marre me shume qejf, ka edhe fytyre te akuzoje sot Profesorin si njeri te Shik-ut.
Ndersa po vete ky piktori i sigurimit, si kryeminister edhe e ka shperblyer vete Profesorin per punen e tij shume profesionale si Drejtor i Departamentit te Analizes, sot guxon dhe i leh si marrë te kembet profesorit.
Dihet qe ky piktori i Sigurimit nga matematika as qe mbush fare, perjashtuar keto qindra milionat e inceneratoreve dhe te koncesioneve, se aty te grin bashke me keta “llogaritaret” e vet dhe nuk u shpeton asnje lek pa grabitur.
Ndaj Matematika, Universiteti dhe Shkenca, qe perfaqson profesori i bejne alergji ketij piktorit injorant te Sigurimit te Shtetit ndaj versulet si qente e rruges ndaj Prof.Kovaçit.
Le ti shohim bashke ilustrimet e Piktorit te Sigurimit te Shtetit te cilat i ka nenshkruar vete me shume dashuri nga Edi Rama per Revisten ne Sherbim te Popullit.”-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post