Në Shkup sot u mbajt Forumi Socio-Ekologjik me temën “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji” ku i ftuar ishte kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesë e konferencës janë Martin Schulz, president i fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung dhe ish-president i Parlamentit Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Anne Linde, Damian Gjiknuri, deputeti socialist nga Shqipëria dhe Hristina Spasevska, prorektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ajo që duhet bërë për një transformim social të drejtë energjetik të Evropës bazohet në tre parime, përkatësisht bashkëpunimin, investimet dhe solidaritetin, përcjell INA.
“Bashkimi Evropian është kyç në përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët për furnizimet me gaz dhe energji”, deklaroi Kovaçevski. Si shembull bashkëpunimi, kryeministri vuri në dukje paketën e ndihmave që nuk synohej vetëm për vendet e BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë.
Kreu qeveritar tha se fatmirësisht, Kosova nuk varet nga gazi rus. Edhe pjesëmarrësit e tjerë folën për sfidat në fushën e energjetikës dhe krizën aktuale./INA
Diskutime rreth kësaj post