Vetëm pak ditë pas dhënies së rekomandimit nga ana e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe takimit të ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati me homologun e tij gre Kotzias, ky i fundit duket se është tërhequr nga akuzat ndaj qeverisë shqiptare.
Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, për tensionet e fundit me Shqipërinë.
Ajo ka kërkuar që Kotzias të bëjë interpelancë në parlament për deklaratat e KE-së mbi çështjen “Çame” dhe prishjen e disa ndërtesave në Himarë.
Por Kotzias është nervozuar, raporton “Kathimerini”, dhe i është përgjigjur opozitares që t’i lexojë me kujdes deklaratat e KE-së dhe të mos bëjë politike me çështje të tilla.
“Unë mendoj se opozita, në vend që të lexojë shtypin grek, të lexojë deklaratat e KEsë më me kujdes”, tha Kotzias, duke sugjeruar se çështjet janë fryrë nga mediat.
Diskutime rreth kësaj post