Kjo është një sekuencë tepër e shkurtër e filmuar në çastet e betimit të Hashim Thaçit si President i Republikës së Kosovës. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ambientet brenda Kuvendit, ku zhvillohej ceremonia, por për ngjarjet që ndodhnin nga jashtë godinës së institucionit ligjvënës kosovar.
Disa të rinj, ndoshta simpatizantë apo mbase edhe militantë të partive opozitare të Kosovës, kanë qëlluar me gurë me llastiqe në drejtim të xhamave të sallës së seancave plenare, e më pas është mësuar se disa prej tyre janë thyer. Megjithatë nuk është kjo e rëndësishmja e kësaj videoje.
Nëse do të vini re me kujdes reagimin e policisë, duket se organizimi u mungon, teksa vetëm me nismën e dy individëve të forcave të rendit është tentuar të shpërndahet turma e të rinjve agresorë ndaj Kuvendit. Mirëpo, ajo që ndodh është diçka për të qeshur, pse jo! Policët kryeqëzojnë rrugët me njëri-tjetrin si pasojë e një ngatërrimi mes të rinjve dhe pengojnë njëri-tjetrin duke u rrëzuar.
Rezultati? Të rinjtë u shpëtojnë, ndërsa policia dëfren ata që e kanë regjistruar këtë moment, e që më pas e kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post