Pavarësisht se në shekullin që jetojmë janë shumë të pakta bizneset që nuk kanë kamera sigurie, shqiptarët vazhdojnë të vjedhin. Me shpresën se askush nuk është dëshmitar dhe me shpresën se askush nuk do i kapë në flagrancë, ata bien pre e tundimit të gabuar dhe vjedhin sikur të ishin duke marrë diçka që u takon.
Por a e dinë këta njerëz që vjedhja është gabim? Këtë e dinë sigurisht, por ajo gjë për të cilën ende nuk kanë informacion është prezenca e kameras së sigurisë në dyqane.
Pas vjedhjeve të shumta në Shqipëri, kjo video vjen nga Kosova.
Vjedhja e radhës ka ndodhur në një dyqan rrobash në Pejë. Një person i cili kishte filluar të provonte disa rroba, përfitoi nga largimi i shitëses nga dyqani dhe menjëherë i tregoi aftësitë e tij si “skifter”. Ai shihet duke marrë dy këpucë të cilat i fut brenda xhaketës.
Diskutime rreth kësaj post