E mërkura u shpall “ditë zie” në Kosovë, e kjo për shkak të tërmetit me pasoja tragjike në Shqipëri. Eshtë presidenti Thaçi ai që e njofton këtë, duke shkruar:
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet nga kreu i shtetit të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës qenë të parat që reaguan duke asistuar emergjencat shqiptare në aksionet e shpëtimit, ndërkohë që qëveria e Haradinajt akordoi 500 mijë euro ndihmë për familjet e dëmtuara. /tesheshi
Diskutime rreth kësaj post