Lajmi i prestigjozes “Politico”, se Kosova nuk do të jetë e ftuar nga Presidenti Joe Biden, për Samitin e Demokracive që do të mbahet virtualisht në Dhjetor të këtij viti, ka shkaktuar reagime në politikën Kosovare.
Sipas gazetës, listës prej 100 vende i mungojnë Kosova, Serbia, Bosnja e madje dhe Hungaria e Victor Orban.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, shprehet se tashmë Kurti do t’i dallojë më mirë ngjyrat!.
“Shtepia e Bardhë nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracise te organizuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden. Mbas tash besoj se Kurti do t’i dalloj më mirë ngjyrat!”, shprehet Tahiri.
Për kreun e AKR Behgjet Pacolli, me këtë mosftesë, Kurti mori atë që donte. “Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë”, shprehet Pacolli.
Për kreun e AAK Ramush Haradinaj, mosftesa e Kosovës është një sinjal alarmi.
“Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit. Aftësitë eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në raportet me ShBA-të, janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga askush”, është shprehur Haradinaj.
Diskutime rreth kësaj post