Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për gjermanen Deutsche Welle, ku mes të tjerash ka folur për nismën “Open Balkan”, marrëdhëniet me SHBA-në e BE-në, si edhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Zonja Osmani e konsideruar nismën “Open Balkan” si iniciativë pjesë e së cilës nuk mund të ishte kurrsesi Kosova si një shtet i barabartë, për sa kohë Serbia refuzon njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Lidhur me pyetjen nëse marrëdhëniet me Shqipërinë janë ftohur pikërisht si rezultat i refuzimit të “Ballkanit të Hapur” nga Kosova, ajo shpjegoi se kjo ftohje nuk ka të bëjë me javët e fundit, duke nënkuptuar që një ftohje e tillë ka kohë që ka nisur.
“Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën. Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans”, është shprehur Osmani.
Diskutime rreth kësaj post