Kosova sot ka nisur ditën me zi në nderim të efektivit të Policisë i cili ra dëshmor në krye të detyrës për mbrojtjen e vendit atdheut të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku.
Ja postimi i Metës:
Përulemi me nderim dhe mirënjohjen më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku!
Lutjet tona sot janë për të! LAVDI!
Diskutime rreth kësaj post