Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në finalen e Parisit duke u kurorëzuar me medaljen e artë.
Ajo në finale e mposhti rumunen Andreea Chitu në katergorinë -52 pasi kishin kaluar 39 sekonda të ndeshjes.
Kelmendi edhe pse nuk ishte bartësja e parë e këtij turneu prestixhioz në Paris, ia ka arritur të dalë e para. Këtë e kishte bërë edhe dy herë të tjera.
Trajneri i saj Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se “është një ndjenjë e çmendur” kjo fitore e Majlindës.
“Prapë e artë – Majlinda dridh Parisin ngadhënjen në finale për gjysmë minute, ndjenja të çmendura në Bercy!”, ka shkruar Kuka.
Përveç Majlinda Kelmendit, sot Kosovën e kanë përfaqësuar edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 66 kilogram, si dhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogram.
Të dy janë eliminuar në çerekfinale në kategoritë përkatëse. Ndërkohë nuk kanë munguar as urimet nga politikanët kosovarë për këtë fitore të Kelmendit.
Diskutime rreth kësaj post