E para që iu përgjigj thirrjeve për ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në Shqipëri ishte Kosova. Qeveria e saj nisi menjëherë trupa të specializuar për kërkim-shpëtimin e personave që ndodheshin nën gërmadha, ndërsa menjëherë të gjithë shqiptarët e Kosovës nisën grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur.
Ndërkohë nuk kanë mbetur pasiv as Prodhuesit e Kosovës të cilët kanë nisur drejt Shqipërisë mbi 200 ton ushqime dhe produkte sanitare si dhe mbi 1 mijë dyshekë.
Në Facebook Astrit Panxha ka postuar një video ku kamionë të tërë janë nisur drejt Shqipërisë.
Deri më tani numërohen 31 viktima nga tërmeti me magnitude 6.4 i shkallës Rihter si dhe janë plagosur mbi 650 të tjerë. Nga ekipet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë nga rrënojat gjallë 45 persona të cilët janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor.
“Ushtria e Prodhuesve te Kosoves, ndihma per vllezerit dhe motrat e Shqiperise. Kontigjenti i pare me ndihma nga Klubi i Prodhuesve te Kosoves, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugove dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshek”, shkruan Panxha në Facebook.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post