Deputeti socialist Erion Braçe, ka një mesazh për Albin Kurtin, pasi Kosova i konsideroi të rrezikshme domatet që bleu nga Shqipëria dhe kërkoi kontrolle shtesë.
Brace publikon video të specave të kuq në një fermë dhe i thotë se janë prodhim me zero mbetje.
Po ashtu, i tha se ky prodhim nga fermerët shqiptarë nuk shkon vetëm në Kosovë, por në çdo supermarket europian.
Reagimi:
“Pas lajmit për domatet dhe verifikimit të bërë në Kosovë për to, dua t’i them shumë qartë. Ky është prodhim me zero mbetje miku im Albin. Patjetër që do mbërrijë në Kosovë. Duhet të kuptojmë se prodhimi me zero mbetje shkon në çdo vend të Europës, jo vetëm Kosovës”, tha Braçe.
Ky reagim i Braçes, erdhi pasi Kosova ngriti dyshime për domatet që importohen nga Shqipëria se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria dhe nga rezultatet do të merren edhe veprimet e tjera.
Diskutime rreth kësaj post